Një person është lënduar në Brezovicë pasi, së bashku me dy skiatorë të tjerë, po skijonte jashtë zonave të lejuara dhe shkaktuan një ortek bore. Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në zonën e njohur si “Foleja e Shqiponjës”.
I lënduari ka pësuar lëndime të lehta në gju dhe është transportuar nga Shërbimi i Shpëtimit në ambulantën e Hotel Molikës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.




