Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se rundi i dytë i bisedimeve trepalëshe mes zyrtarëve rusë, ukrainas dhe amerikanë për një plan amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, do të nisë më 4 dhe 5 shkurt në Abu Dabi, dhe jo këtë të diel si ishte parashikuar më parë.
Rundi i parë i takimeve në Abu Dabi nuk dha rezultate, ndërsa mosmarrëveshjet vazhdojnë për territoret e pushtuara nga Rusia, përfshirë rajonin e Donjeckut. Ukraina insiston se nuk do të dorëzojë territore, ndërsa Rusia kërcënon se do t’i marrë me forcë nëse bisedimet dështojnë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022 dhe ka shkaktuar mijëra viktima dhe miliona të zhvendosur.




