Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila kishte liruar ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, nga akuza për përdorim të gazit lotsjellës gjatë mbledhjes së Kuvendit më 10 gusht 2016.
Apeli ka vendosur që çështja të kthehet në rigjykim, duke vlerësuar se gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar në mënyrë të plotë provat dhe ka bërë gabime në vërtetimin e gjendjes faktike.
Rigjykimi do të përfshijë administrimin e të gjitha provave dhe deklarimeve, për të nxjerrë një vendim të ligjshëm dhe të drejtë.
Pjesa për pengimin e personave zyrtarë mbetet e pandryshuar, pasi prokuroria nuk e ka ankimuar këtë drejtim.




