Katër persona të dyshuar janë arrestuar mbrëmë nga policia e Fushë Kosovës për rastin e “lëndimit të rëndë trupor”. Ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt rreth orës 20:00 në rrugën “Nëna Terezë”, ku një viktimë u sulmua me mjet të mprehtë, ndërsa të tjerët pësuan lëndime nga përleshja.
Të arrestuarit janë:
D. M., 18 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës
R. M., 18 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës
A. S., 18 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës
A. S., 18 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës
Pas veprimeve hetimore, ndaj tyre është iniciuar procedurë ligjore dhe janë ndaluar për 48 orë.




