Një person është arrestuar nga Stacioni Policor në Pejë pasi dyshohet për veprën penale “kanosje ndaj personit zyrtarë”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, më 2 shkurt 2026 rreth orës 08:50, zyrtarët policorë vërejtën të dyshuarin, i cili ishte i shpallur në kërkim. Kur u përpoq të largohej, ai u kap nga policia dhe gjatë transportit për në stacion ka kanosur zyrtarët.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është hapur rasti “kanosje ndaj personit zyrtarë”. Pas intervistimit, prokurori vendosi që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.




