Avokati Kadri Sylaj deklaroi se i dyshuari nga Komuna e Vitisë, i përfshirë në rastin e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme, është liruar pas marrjes në pyetje.
Sylaj tha se intervistimi ishte në rregull dhe se do të vazhdojë të mbrojë klientin gjatë gjithë procedurës./EO/