Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dhënë mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, duke u fokusuar në mbrojtjen e drejtësisë së paanshme dhe vlerave të luftës çlirimtare.
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, prezantuan aktivitetet e platformës dhe falënderuan komunën për përkrahjen. Hoxha theksoi se kjo kauzë është mbi politikën ditore, ndërsa Tasholli shtoi se Marshi është një thirrje qytetare për respektimin e drejtësisë dhe ndarjen e saj nga politika.
Muharremaj u zotua të angazhohet maksimalisht për mobilizimin e qytetarëve dhe bëri thirrje që të gjithë qytetarët e Kosovës t’i përgjigjen ftesës për pjesëmarrje.
Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë aktivitetet e saj në komunat e Kosovës për të siguruar mobilizim sa më të gjerë qytetar.




