Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë të vetmet vende të Ballkanit Perëndimor që ende nuk kanë përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së. Sipas një zëdhënësi të Komisionit, vonesat në zbatimin e reformave dhe formimin e institucioneve po e rrezikojnë Kosovën që t’i humbasë këto mjete.
BE-ja ka miratuar gjashtë agjenda reformash dhe deri tani katër shtete kanë përfituar financiarisht, me Serbinë që kryeson listën. Komisioni u ka bërë thirrje vendeve partnere të intensifikojnë reformat brenda afateve të tolerancës, duke theksuar se vonesat politike në Kosovë po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në përfitimet financiare dhe stabilitetin institucional.




