Nënkryetarja në detyrë e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar ngjarjen tragjike të natës 3–4 shkurt 2000 në veriun e Mitrovicës, ku u ekzekutuan 10 qytetarë shqiptarë dhe u plagosën 25 të tjerë.
Haxhiu thekson se edhe pas 26 vjetësh kjo ngjarje mbetet një plagë e hapur dhe e vërtetë që nuk duhet harruar, duke përfshirë dëbimin me dhunë të 1.564 familjeve shqiptare me gjithsej 11.364 anëtarë nga strukturat kriminale serbe.





