Zyrtarja e LDK-së, Janina Ymeri, ka deklaruar se gjatë vitit 2025 Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia në vlerë prej 3,234,127.98 euro, bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës.
Sipas saj, kjo nënkupton se mesatarisht rreth 8,860 euro në ditë janë paguar për energji elektrike drejt Serbisë. Ymeri ka kritikuar qasjen e qeverisë, duke thënë se pavarësisht retorikës dhe konferencave për mbrojtjen e interesave të Kosovës, në praktikë janë bërë pagesa të vazhdueshme për import të rrymës nga Serbia.




