Në kuadër të Deklaratës trepalëshe të nënshkruar në vitin 2025, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia mbajtën një takim të martën në nivel drejtorësh të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve në Kroaci.
Delegacioni i Kosovës u udhëhoq nga Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci.
Gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në aftësitë mbrojtëse, koordinimin ndërmjet industrive mbrojtëse, si dhe zbatimin e hapave të mëtejshëm të Deklaratës.
Deklarata trepalëshe përcakton katër fusha kryesore: promovimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe industri, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe mbështetjen për integrimin euroatlantik.




