Futbollisti kosovar, Meriton Korenica, vazhdon të shkëlqejë me Clujin në kampionatin rumun.
Ai kontribuoi me gol në minutat e fundit në fitoren 4-2 ndaj FC Metaloglobus București, duke fituar vlerësime të larta nga Sofascore dhe u përfshi në formacionin ideal të javës.
26-vjeçari ka regjistruar këtë sezon 6 gola dhe 2 asistime në 23 ndeshje, duke treguar vazhdimisht formë të qëndrueshme dhe paraqitje pozitive.




