Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka kujtuar 26-vjetorin e Natës së Tmerrit për shqiptarët në veri të Mitrovicës.
Ngjarja e datës 3–4 shkurt 2000 solli 10 të vrarë, 25 të plagosur dhe rreth 12 mijë të dëbuar.
Për nder të viktimave dhe si kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës, Komuna do të vendosë më 4 shkurt një pllakë përkujtimore.
Peci e përshkroi këtë si një akt nderimi ndaj banorëve të prekur dhe mbrojtësve të lirisë dhe pronës.





