Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot pronarin e kompanisë “Amo”, Sami Morina.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe përkushtimi i kompanisë ndaj standardeve hallall, si dhe u bë ricertifikimi i saj nga Instituti Hallall i BIK.
Myftiu Tërnava falënderoi Morinën për kontributin e vazhdueshëm ndaj Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dhe mbështetjen e aktiviteteve sociale.




