Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se blloku A5 i Termocentralit “Kosova A” është ndalur nga operimi rreth orës 20:25, si pasojë e një rrjedhjeje të evidentuar në sistem.
Sipas KEK-ut, ndalja është bërë për të parandaluar defekte më të mëdha dhe për të mundësuar sanimet e nevojshme teknike. Aktualisht, në operim janë katër njësi prodhuese: A3, A4, B1 dhe B2, ndërsa KEK ka theksuar se në kushte normale funksionon me katër njësi, duke angazhuar edhe njësinë e pestë vetëm gjatë periudhave me temperatura të ulëta.




