Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se për vendin tonë bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë dilemë, kalkulim apo oportunizëm.
Sipas saj, kjo ka qenë gjithmonë bindje, parim dhe vetëidentifikim i Kosovës, duke nënvizuar se aleanca euroatlantike mbetet zgjedhja e përhershme e vendit.




