Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, ku bandat kriminale serbe vranë 10 civilë, plagosën 25 të tjerë dhe dëbuan me dhunë 1,564 familje me gjithsej 11,364 anëtarë.
Osmani thekson se Mitrovica qëndroi dhe nuk u thye, ndaj ky krim nuk do të harrohet kurrë, ndërsa drejtësia do të mbetet kërkesë e pandalshme.
Ajo përulemi para viktimave dhe shpreh mbështetjen ndaj familjeve të tyre, duke theksuar se e vërteta, kujtesa dhe drejtësia janë themeli i paqes së qëndrueshme.





