Policia e Gjilanit ka nisur intervistimet e personave të dyshuar në qendrën komunale të votimit në Viti, lidhur me rastin e “falsifikimit të rezultateve të votimit”.
Aksioni zhvillohet në koordinim me prokurorinë dhe është pjesë e një hetimi të gjerë që ka përfshirë dhjetëra komisionerë dhe kryesues të qendrave të votimit në komunat Gjilan, Prizren, Malishevë, Podujevë, Mitrovicë dhe zona të tjera.
Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu, konfirmoi se hetimet për manipulimet e rezultateve zgjedhore kanë filluar dhe se qytetarët do të informohen për ecurinë e tyre në kohë.
Aksioni i sotëm ndjek një valë operacionesh të mëparshme që synojnë adresimin e çdo shkeljeje që mund të cenojë integritetin e votës.




