Në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdoi seanca ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e një shtetaseje argjentinase në Fushë Kosovë. Prokuroria paraqiti fotografi nga dhoma e hotelit, ku duken sende të zhvendosura dhe elemente të thyera, duke pyetur të akuzuarin për shpjegime.
Nika mohoi përplasjen fizike dhe tha se disa dëmtime kishin ndodhur përpara se të hynin në dhomë dhe se nuk kishte ndodhur nga veprimet e tij. Ai shpjegoi gjithashtu raportin me viktimën para ngjarjes, duke e përshkruar shumicën e tensionit si verbal dhe duke mohuar dhunën fizike deri në momentin e incidentit.
Sipas aktakuzës, Nika dyshohet se ka hedhur viktimën nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit, duke shkaktuar vdekjen e saj. Prokuroria vazhdon ta trajtojë rastin si vrasje me dashje.




