Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar, ka sekuestruar një armë zjarri pa numër serik dhe rreth 120 fishekë gjatë kontrollit të një automjeti në pikëkalimin kufitar Qafë Prush, në dalje drejt Shqipërisë.
Gjatë operacionit u konfiskua edhe një shumë parash në valutë euro. Rasti i është dorëzuar Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar për hetime të mëtejshme dhe veprime procedurale sipas ligjit.




