Policia e Cyrihut ka arrestuar një burrë 40-vjeçar nga Kosova, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një hebre ortodoks 26-vjeçar në lagjen Wiedikon. Sulmi ndodhi në mbrëmje, kur i dyshuari e goditi viktimën me grushte në rrugë.
Kalimtarët ndërhynë dhe arritën ta ndalojnë sulmuesin deri në mbërritjen e policisë. Sipas autoriteteve, i arrestuari ka vazhduar me komente fyese dhe antisemite edhe pas ndalimit.
Ai është i njohur për policinë, por jo për raste të ngjashme, dhe nuk ka adresë të rregullt banimi në Zvicër.
Rasti është dorëzuar në Prokurori.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet në gjendje shoku.
Autoritetet dhe organizatat hebraike theksojnë se sulmi ishte i qëllimshëm dhe i motivuar nga urrejtja, në një kohë kur rastet e antisemitizmit në Zvicër janë në rritje.




