Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA po zhvillon bisedime me Iranin, por ka paralajmëruar se mungesa e një marrëveshjeje do të sjellë pasoja serioze. Ai theksoi se Uashingtoni preferon zgjidhje diplomatike, por po forcon praninë ushtarake në Lindjen e Mesme.
Nga ana tjetër, Irani ka shprehur gatishmëri për negociata, duke kërkuar heqjen e sanksioneve, ndërsa ka paralajmëruar se çdo sulm amerikan mund të çojë në një konflikt rajonal.




