Vërshimet e janarit 2026 shkaktuan dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, por rrezikon që familjet dhe bizneset e prekura të mos kompensohen për shkak të mungesës së fondeve dhe kodit buxhetor. Komunat më të goditura ishin Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Skenderaj, Gjakova dhe Mitrovica.
Asociacioni i Komunave të Kosovës thekson se mungesa e Fondit të Emergjencave dhe kufizimet ligjore ua pamundësojnë komunave pagesat e drejtpërdrejta për dëmet.




