Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, zhvilloi një takim me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.
Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me qëllim përfitimin e qytetarëve dhe adresimin e sfidave të përbashkëta.
Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar partneritete të forta dhe të qëndrueshme me vende nga mbarë bota.




