Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka hedhur poshtë lajmet se energjia elektrike në Kosovë nuk do të shtrenjtohet.
Sipas ZRRE-së, informacioni i fundit lidhet vetëm me tarifat e bursës ndërkombëtare të rrymës (ALPEX) dhe nuk ka të bëjë me operatorët lokalë si KOSTT, KEDS dhe KESCO.
Aplikimet për shtrenjtim nga operatorët lokalë janë ende në shqyrtim, ndërsa një vendim për tarifat e reja për të gjithë konsumatorët pritet të merret në mars.
Qytetarët do të marrin faturat me tarifa të reja që nga muaji prill. Ndërkohë, KESCO ka kërkuar një rritje prej 21%, pjesërisht për shkak të rritjes së pagës minimale.




