Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, si dhe me Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe perspektivat e proceseve politike në periudhën e ardhshme. Abdixhiku paraqiti qëndrimet dhe vlerësimet e LDK-së lidhur me situatën politike dhe reformat e nevojshme.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, duke theksuar rolin e saj si një partnere e rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal.




