Ambasada e Britanisë në Kosovë ka njoftuar se sistemi i imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po kalon në format digjital.
Sipas njoftimit, nga 25 shkurt 2026, vizitorët që kanë nevojë për vizë do të pajisen vetëm me eVisa, e cila zëvendëson ngjitëset e vizave (vignette) në pasaporta.
Ky ndryshim synon ta bëjë procesin më të thjeshtë dhe më të shpejtë për qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.




