Gjykata Speciale ka njoftuar se më 9 shkurt do të fillojnë deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas njoftimit, fillimisht fjalën do ta kenë ekipet mbrojtëse, pas së cilës trupi gjykues do të nisë vlerësimet konfidenciale.
Gjykata ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi do të shqyrtohet besueshmëria dhe pesha e dëshmive të dëshmitarëve, si dhe provat e paraqitura gjatë gjykimit. Prokuroria, Mbrojtja dhe Mbrojtësi i viktimave do të paraqesin përmbledhjet e argumenteve të tyre, përpara se gjyqtarët të fillojnë kuvendimet.




