Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) raporton se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mund të pohohet si “afër SHBA-së” për të fuqizuar pozicionin e saj politik dhe për të siguruar një mandat të dytë.
Sipas FAZ, Osmani ka shfrytëzuar pjesëmarrjen në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes, të inicuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, për të rritur profilin e saj ndërkombëtar.
Gazeta citon burime të mirëinformuara që thonë se presidentja ka përdorur këtë lidhje si një formë presioni politik ndaj skenës politike në vend.
Në artikull përmendet edhe kryeministri Albin Kurti, i cili nuk shihet më si aleat nga presidentja, dhe theksohet se Osmani ka mbështetje të jashtme që e ndihmon të forcojë pozicionin e saj.
FAZ vlerëson se, megjithë mbështetjen pro-amerikane të Kosovës, lidhjet me SHBA nuk garanton automatikisht sukses politik në zgjedhjet e ardhshme.




