Një gjykatë në SHBA ka dënuar me burgim të përjetshëm 59-vjeçarin Ryan Routh, i shpallur fajtor për tentativë vrasjeje ndaj ish-presidentit Donald Trump në shtator 2024 në Florida.
Routh u arrestua pranë Trump International Golf Club në West Palm Beach pas një incidenti ku një agjent i Shërbimit Sekret vuri re armën që posedonte. Gjatë procesit, ai mohoi fajin dhe shfaqi sjellje të çrregullta, duke bërë referenca për figura historike dhe politikanë ndërkombëtarë.
Kjo ishte tentativa e dytë ndaj Trump në vitin 2024; tentativa e parë në korrik në Pensilvani përfundoi me një të vrarë dhe disa të plagosur.




