Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka zhvilluar një takim me z. Daniel J. Lawton, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit, pranë Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
Gjatë takimit, Haradinaj falënderoi SHBA-të për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës, duke përfshirë ndihmën për lirinë dhe ndërtimin e institucioneve demokratike.
Ai theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe përfitimet që anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sjellë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin euro-atlantik.




