Janina Imeri nga LDK ka reaguar ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e kritikuar për menaxhimin e energjisë elektrike dhe të importit të energjisë.
Sipas Imerit, gjysma e vitit 2025 B2 nuk ka punuar për 154 ditë, ndërsa sot thuhet se ka 35MW shtesë. Ajo thekson se këto 35MW mund të ishin krijuar nga energji të rinovueshme dhe importi mund të ishte planifikuar me kohë.
“Gjithsesi, sakrifica ka bërë që B2 të modernizohet për 259 milionë euro, shumica e importit nga NOA. Kush përfiton? Tregtarët, përfshirë Elektroprivredën e Serbisë. Kush po sakrifikon? Ne, si çdo vit që nga 2022 deri më 2025”, tha Imeri.




