Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor nga Stacioni Policor i Fushë Kosovës, i dyshuar për veprën penale “Sulm”.
Sipas IPK-së, incidenti ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare. Hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim me prokurorinë, po zhvillojnë hetime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.




