Qytetarët e prekur nga vërshimet, përfshirë edhe ato të vitit 2023, vazhdojnë të presin kompensimin e dëmeve.
Dhjetëra familje në komuna të ndryshme shprehen të zhgënjyera, pasi edhe pas tri vitesh nuk kanë marrë mjetet e premtuara, ndërsa institucionet lokale dhe qendrore ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës.
Qeveria ende nuk ka dhënë afat se kur do të bëhet kompensimi.




