Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ku diskutuan për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, rolin e Turqisë në KFOR, si dhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike.
Kurti vlerësoi partneritetin me Turqinë në mbrojtje dhe siguri, ndërsa të dy diskutuan mundësinë e organizimit të një forumi të biznesit në Prishtinë, pas atij të mbajtur në Stamboll në qershor 2024. Takimi përfshiu gjithashtu ftesën për pjesëmarrje në Forumin Diplomatik në Antalia.




