Njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), gjatë natës së 04 shkurtit 2026 kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Arrestimi i të dyshuarve është realizuar në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë. Gjatë kontrollit policor, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gramësh.
Me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia përkatëse e DHTN-së.




