Deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të të tjerëve do të fillojnë më 9 shkurt.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, në emisionin “Kosova Today” tha se puna e Gjykatës Speciale ka zbehur shpresën për një verdikt final të drejtë.
Ai vlerësoi se deri tani gjykata ka qenë e njëanshme dhe nuk ka dhënë besim për një vendim të drejtë.
Megjithatë, Syla kërkoi që bashkëluftëtarët që mbahen në paraburgim në Hagë për mbi pesë vjet të lirohen, duke theksuar se ata janë të pafajshëm.
“Ne gjithmonë e besojmë të drejtën tonë dhe pastërtinë e luftës tonë.
Bashkëluftëtarët tanë do të kthehen në shtëpi, sepse janë të pafajshëm, por puna e gjykatës nuk na ka dhënë shpresë për këtë,” tha ai.




