Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike. Sipas njoftimit, autorizimi fillestar është lëshuar më 19 janar nga kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj.
Nga sot ka filluar intervistimi i komisionarëve, lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë numërimit të votave, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit. Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore dhe se opinioni publik do të informohet për zhvillimet e mëtejshme.




