Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se ndërprerja e bashkëpunimit ndërmjet GUXO-VV dhe LDK-së në nivel lokal ka ardhur si pasojë e kërkesave që, sipas tij, nuk kanë qenë në përpjesëtim me peshën politike të partnerëve në Kuvendin Komunal.
Peci tha se gjatë mandatit të tij ka mbajtur një qasje bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse me shumicën e subjekteve politike dhe asamblistëve, por theksoi se ndarja e përgjegjësive duhet të reflektojë rezultatin zgjedhor.
Ai vlerësoi se nuk është e arsyeshme që një subjekt me përfaqësim të ulët të kërkojë poste kyçe dhe përgjegjësi të shumta në qeverisjen komunale.
Sipas tij, qeverisja lokale kërkon proporcionalitet, përgjegjësi dhe qartësi politike, duke shtuar se edhe kërkesat e subjekteve politike duhet të jenë në përputhje me fuqinë që përfaqësojnë në Kuvendin Komunal. /EO/




