Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Gjakovë ka identifikuar dhe arrestuar një person të përfshirë në tri raste vjedhjeje në qytet.
Më 3 shkurt 2026, A.M., një person i moshës madhore, u arrestua për tre vepra penale “Vjedhje e rëndë”, të kryera në rrugët “Fan S. Noli”, “UÇK” dhe “Marin Barleti”.
Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek qytetarët të raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.




