Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesës së gjyqtarëve për rritje pagash, duke thënë se qeveria socialiste ka garantuar pavarësinë e tyre dhe ka përmirësuar kushtet e jetesës.
Ai e cilësoi reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve si të papranueshëm dhe theksoi se kërkesa për rritje prej mijëra eurosh në muaj nuk ka bazë ligjore.
Rama shtoi se çështja është në Gjykatën Kushtetuese dhe se gjyqtarët duhet të flasin përmes vendimeve, jo deklaratave publike.




