Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) organizoi një sesion informues me përfaqësuesit e gjendjes civile nga 38 komunat e Kosovës, për të diskutuar rolin dhe përgjegjësitë e Zyrave të Gjendjes Civile në zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.
Shefja e Kabinetit në MPB, Jeta Tela, theksoi rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendor me standardet evropiane dhe zbatimin korrekt të ligjeve për të avancuar proceset integruese të Kosovës drejt BE-së.
Gjatë takimit u nënvizua edhe nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe shkëmbim informacioni për adresimin e sfidave praktike në terren. Fushata informuese do të vazhdojë deri më 15 mars 2026, për të siguruar qasje të lehtë në informacion për qytetarët dhe vizitorët.




