Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, zhvilloi një takim zyrtar në Departamentin e Shtetit të SHBA-së me zyrtarë amerikanë përgjegjës për Evropën dhe Serbinë.
Në takim, Kamberi ngriti çështjet e diskriminimit sistemik, pasivizimit të adresave dhe përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet në Luginën e Preshevës, duke kërkuar mbështetje ndërkombëtare për të drejtat e komunitetit shqiptar.
Ai theksoi se kur Beogradi mohon problemet, shqiptarët e Luginës i ndërkombëtarizojnë, duke i çuar çështjet drejtpërdrejt tek institucionet amerikane, me mbështetjen e miqve dhe organizatave shqiptaro-amerikane.




