Vullnet Bugaqku nga KDI ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese, përmes aktgjykimit të plotë, ka sqaruar katër elemente kyçe lidhur me procedurën e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komunitetet jo-shumicë. Sipas tij, askush nuk mund të ndikojë në përfaqësimin e këtyre komuniteteve, e drejta e propozimit është ekskluzive e grupeve parlamentare, votimi mund të përsëritet brenda afatit 30-ditor dhe mekanizmi i shortit zbatohet vetëm në mungesë të propozimeve.




