Në ceremoninë e Policisë së Kosovës, të mbajtur me rastin e prezantimit të raportit të punës për vitin 2025 të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, u nda një mirënjohje për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.
Përmes kësaj mirënjohjeje u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet AGK-së dhe Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, si dhe kontributi i vazhdueshëm i gazetarëve në informimin e saktë dhe të paanshëm të publikut.
Mirënjohjen e pranoi Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi.
AGK-ja e vlerëson bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe rithekson angazhimin e saj për të inkurajuar gazetarët që të raportojnë të gjitha rastet e shkeljeve dhe cenimeve gjatë ushtrimit të profesionit.




