Në kuadër të përgatitjeve për Ditën Franceze të Biznesit, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mbajtur një takim në Prishtinë me përfaqësues të kompanive franceze që veprojnë në vend, investitorë dhe partnerë institucionalë.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për bashkëpunim ekonomik, me fokus në rritjen e investimeve franceze në Kosovë dhe forcimin e shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve.
Dita e Biznesit Francez synon të krijojë bashkëpunime të reja mes sektorit privat dhe institucioneve, duke promovuar Kosovën si destinacion tërheqës për investime të huaja.




