Një shtetas i Kosovës, i dënuar për vrasje në vitin 1999, është arrestuar në Aeroportin e Stuttgartit sapo ka mbërritur nga Prishtina.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, ai ishte dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata e Heilbronnit dhe ishte dëbuar në Kosovë pesë vjet më parë.
Mirëpo, ai ka udhëtuar sërish për në Gjermani fundjavën e kaluar dhe gjatë kontrollit në aeroport u zbulua se urdhërarresti ndaj tij ishte ende aktiv.
Ai ka mbetur në paraburgim në Stuttgart, ku duhet të vuajë 2,127 ditë nga dënimi i tij i mbetur.




