Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Gokhan Acikgoz, theksoi rëndësinë e stabilitetit dhe parashikueshmërisë në partneritetin publik-privat (PPP) për të tërhequr investitorë të huaj dhe për të siguruar zhvillimin afatgjatë të aeroportit.
Acikgoz shtoi se përcaktimi i qartë i rreziqeve dhe përgjegjësive midis partnerit publik dhe privat është vendimtar për suksesin e projektit, duke përmendur sfidat e kapaciteteve dhe nevojën për koordinim me qeverinë për zgjerimin e terminalit dhe fluturime të reja.
Ai vuri në dukje rëndësinë e stimulimeve qeveritare dhe mbështetjes gjatë krizave, përfshirë periudhën e COVID-19, si dhe nevojën për një mentalitet biznesor dhe parashikueshmëri ligjore për projekte afatgjata.
Acikgoz nënvizoi se besimi i investitorëve të huaj është një faktor kyç për suksesin e partneriteteve PPP, duke garantuar stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm të aeroportit.




