Ministri në detyrë i Mjedisit, Hysen Durmishi, ka pritur në ambientet e ministrisë Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, së bashku me një delegacion të bizneseve franceze që po vizitojnë Kosovën në kuadër të Ditës së Bizneseve Franceze 2026.
Gjatë tryezës së rrumbullakët, Durmishi theksoi se fokusi i takimit ishte prezantimi i mundësive të reja për investime, forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe identifikimi i fushave konkrete për zgjerimin e aktiviteteve të bizneseve franceze, veçanërisht në projekte infrastrukturore dhe në mbrojtjen e mjedisit.
Ai u uroi bizneseve franceze një qëndrim të suksesshëm në Kosovë dhe i ftoi të shfrytëzojnë potencialin që ofron vendi për investime afatgjata.




