Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike që përfaqëson komunitetin boshnjak, tha se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtë Listës Serbe për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit.
Ajo theksoi se grupi i saj ende nuk ka vendosur nëse do ta votojë kandidatin e Listës Serbe, duke shtuar se votimi mund të bëhet veçmas për nënkryetarët e komuniteteve serbe dhe joserbe, për të respektuar procedurat dhe vendimet kushtetuese.
Rexhepi theksoi rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës në çdo rast.




